gourmetNjë përzierje e përzgjedhur e kafeve 100% arabike, ku spikatin aromat e erëzave dhe agrumeve. Ëmbëlsia delikate dhe athtësia e rafinuar e bëjnë një kafe të shkëlqyer dhe shijehollë, për qiellza gjithnjë në kërkim të ndjesive të papërsëritshme. 

Kremi: Ngjyrë lajthie me deje të kuqërremta. E lehtë, por e qëndrueshme.

Aroma: Aromë agrumesh ( për shkak të pranisë së Arabikës Afrikane), frutash dhe erëzash.

Shija: Një shije e ëmbël, që të pushton krejtësisht. Athtësia veçanërisht e dallueshme, nxjerr në pah aromën e saj. Trashësi mesatare.

Passhija: Të lë në gojë një shije të papërsëritshme, ku spikatin aromat e agrumeve dhe frutave, përzjerë me një gjurmë lajthie. ( për shkak të pranisë së Arabikës Braziliane).

Gourmet është një kafe ideale për një çast të këndshëm prehjeje pasdarke. E përsosur, kur shërbehet me ëmbëlsirën e duhur.