Kafe me karakteristika fort të veçanta. Prania e Robustës e bën akoma dhe më të fortë dhe i fal një aromë të pangatërrueshme buke të pjekur dhe amaretash. Ka një athtësi thuajse të padallueshme.
Kremi: Ngjyrë kafe e errët, e trashë dhe e qëndrueshme.
Aroma: Aromë drithërash të pjekur dhe buke të sapodalë nga furra.
Shija: Kafe e fortë, që shfaq në shije një lloj athtësie fare të lehtë.
Passhija: Të lë në gojë shijen e amaretave dhe bukës me drithëra.
Kafe ideale për mëngjesin, me t’u zgjuar nga gjumi.
Kafe e veçantë, karakteristikat e të cilave shkojnë nga e ëmbla tek erëzat aromatike, me një trashësi dhe athtësi mesatare. Ka një shije të ëmbël dhe të këndshme, dallohet veçanërisht për gjurmët e kakaos dhe lajthisë në aromën dhe shijen e vet.
Kremi: Ngjyrë lajthie me deje më të errëta. Shkumë e qëndrueshme.
Aroma: Aroma e saj të kujton një përzierje të këndshme mes amaretave, lajthive dhe karameleve.
Shija: Mesatarisht e ëmbël. Trashësi mesatare dhe një athtësi që shkon nga e lehta drejt mesatares.
Passhija: Të lë në gojë një shije prej kafeje të kulluar, që vjen nga ekuilibri i përkryer ndërmjet origjinës së secilës kafe në veçanti. Të lë një shije të pjekur ëmbëlsie, që të ndërmend shijen e amaretave.
Kafe e përsosur për një pushim mëngjesor ose për pasdrekes. Ideale për një kapuçino të mirë.
Kafe e dashur, e trashë, ku spikat shija e ëmbëlsirave të pjekura të furrës. Pas pirjes së kafesë, të lë në gojë një lloj shijeje prej kakaoje të hidhur dhe jamballi.
Kremi: Ngjyrë kafe e errët, e trashë dhe e qëndrueshme.
Aroma: Aromë ëmbëlsirash të pjekura.
Shija: Kafe veçanërisht e fortë, që shfaq në shije një lloj athtësie fare të lehtë.
Passhija: Të lë në gojë një lloj përzierje mes shijes së kakaos së hidhur dhe rrënjëve të jamballit.
Një përzierje e përzgjedhur e kafeve 100% arabike, ku spikatin aromat e erëzave dhe agrumeve. Ëmbëlsia delikate dhe athtësia e rafinuar e bëjnë një kafe të shkëlqyer dhe shijehollë, për qiellza gjithnjë në kërkim të ndjesive të papërsëritshme.
Kremi: Ngjyrë lajthie me deje të kuqërremta. E lehtë, por e qëndrueshme.
Aroma: Aromë agrumesh ( për shkak të pranisë së Arabikës Afrikane), frutash dhe erëzash.
Shija: Një shije e ëmbël, që të pushton krejtësisht. Athtësia veçanërisht e dallueshme, nxjerr në pah aromën e saj. Trashësi mesatare.
Passhija: Të lë në gojë një shije të papërsëritshme, ku spikatin aromat e agrumeve dhe frutave, përzjerë me një gjurmë lajthie. ( për shkak të pranisë së Arabikës Braziliane).
Gourmet është një kafe ideale për një çast të këndshëm prehjeje pasdarke. E përsosur, kur shërbehet me ëmbëlsirën e duhur.